JOSE ANTONIO REYES
Reyes në Segunda Division
23 January, 2019 @15:41
Ish sulmuesi i Sevillës, Arsenalit dhe Real Madridit, Jose Antonio Reyes ka arritur marrëveshje për të mbrojtur ngjyrat e ekipit nga liga e dytë e Spanjës, Extramadura.
Reyes 35 vjeç pritet t’i ndihmojë skuadrës që po kalon kohë të vështirë - në Segunda Division të Spanjës dhe është e katërta prej fundit të tabelës - duke tentuar shpëtimin e stinorit në këtë ligë.