RIKTHIMI NË TURQI
Demba Ba te lideri
22 January, 2019 @14:50
Ish sulmuesi i Newcastle Unitedit, Chelseat, West Ham Unitedit dhe Besiktasit, Demba Ba ka arritur marrëveshje me liderin e Superligës turke, Istanbul Basaksehir.
Sulmuesi senegalez 33 vjeç i bashkohet ekipit që po kërkon titullin e parë kampion në histori të klubit, ku do të ketë rivalë në sulm të ekipit të vetë Robinhon dhe Emmanuel Adebayorin.
Demba Ba në tre vitet e fundit është pjesë e Shanghai Shenhuas, ndërsa një sezon ishte huazuar te Besiktas, pastaj te Goztepe dhe këtë vit vjen te lideri Basaksehir.
Demba Ba doli në skenën futbollistike prej ekipit gjerman Hoffenheim.