Cristiano pranon fajin për taksa dhe burgun e shlyen me miliona
22 January, 2019 @12:44
Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar fajin për ikje nga tatimi dhe burgun me kusht, bën të ditur BBC sot.
Sidoqoftë, Cristiano nuk do të qëndrojë në burg, pasi dënimi nuk është mbi 2 vjet dhe jo i dhunshëm.
Ai u akuzua për mosdeklarim të të ardhurave prej vitit 2011 deri në vitin 2014 që do të bëj atë të paguajë 18.8 milionë euro gjobë, në këmbim të dënimit me burg.
Pesë herë Topi i Artë, portugezi 33 vjeç nuk kishte deklaruar të ardhurat prej 14 milionë e 768 mijë e 897 eurove për të drejtat e imazhit që i kishte përfituar në periudhën e përmendur.