SUPER INVESTIM NGA PRISHTINA
Prishtina investon €20mln, nënshkruan me MKRS
21 January, 2019 @15:07
Njëri ndër projektet më të mëdha infrastruktuore në Kosovë pritet të niset nga FC Prishtina.
Bardhekaltërit sot kanë nënshkruar me Ministrinë përkatëse kontratën për shfrytëzim të pronës së paluajtshme, përmes së cilës klubi i Prishtinës do të shfrytëzojë në afat 40 vjeçar sipërfaqen prej 10 hektarësh në Bërnicë të Poshtme (dalje e Prishtinës, në rrugë drejt Mitrovicës).
Deri më 31 dhjetor 2059 Prishtina aty do të ndërtojë fusha sportive dhe kampus sportiv, të cilën do të mund ta shfrytëzojnë edhe FFK-ja si dhe Federata e Atletikës.