KASTRIOT SELMANI
Vushtrria huazon lojtarin e Prishtinës
21 January, 2019 @12:54
Skuadra lidere e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vushtrria, ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me Prishtinën për huazim të lojtarit të ri të saj.
Kështu, përgjatë pjesës pranverore të stinorit, Kastriot Selmani, mbrojtës që mund të luajë edhe si mesfushor do të veshë fanellën e Vushtrrisë për t’i ndihmuar ekipit që të rikthehet në Superligë.
Vushtrria në ndërkohë ka falenderuar edhe lojtarin e Prishtinës, Armend Dallku, që i ka ndihmuar ish ekipit të tij për të arritur te kjo marrëveshje për Selmanin 19 vjeç.