SHPRESAT E FUTSALLIT
Kosova U19 u nis në San Marino
21 January, 2019 @12:36
Reprezentacioni U19 i Kosovës në futsall për herë të parë në histori do të merr pjesë në kualifikime për Kampionatin Evropian.
E themeluar në vitin e kaluar, Kosova U19 në futsall do të garojë për rrugë drejt evropianit me San Marinon, Suedinë dhe Qipron në këtë grup, ndeshjet e së cilës zhvillohen në San Marino.
Selektori Suad Keçi ka thënë se ekipi është i vetëdijshëm për vështirësitë, por duke llogaritur në atmosferën e mirë që po mbretëron në skuadër dhe entuziazmin e lojtarëve, beson në paraqitje të mirë të Koosvës U19 aty.
Ndeshjet e këtij grupi ku bën pjesë edhe Kosova U19 futsall zhvillohen prej 21 deri më 26 janar.
EKSPEDITA E KOSOVËS:
LOJTARËT: Habib Gllareva, Bestrim Avdijaj, Drilon Maxharraj, Melos Haliti, Rinor Dragusha, Xhafer Thaqi, Blend Berbatovci, Armend Aliu, Liridon Lahu, Albion Mataj, Shpetim Lleshaj, Amar Beqiri. |
SHTABI TEKNIK: Suad Keçi, përzgjedhës Nysret Imeri, fizioterapeut Liburn Rama, menaxher i paisjeve |
ZYRTARË NGA FFK: Luan Vokshi, anëtar i KE Rasim Gimolli, kryetar i Komisionit të futsallit Rinor Havolli, menaxher Fazli Berisha, media. |