Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI KAMPION - NË PRISHTINË

Prishtina 01 kampione e Kosovës në futsall

Prishtina 01 kampione e Kosovës në futsall


11 June, 2023 @22:06

Duke e mposhtur Liqenin e Drenasit në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të serisë, Prishtina 01 nga kryeqyteti është bërë kampione e Kosovës në futsall për stinorin 2022/23 të garave.

Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë fituar ndeshjen e tretë të serisë finale me rezultat 4-1 sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, për të bërë rezultatin e përgjithshëm 2-1 në seri dhe kështu edhe zyrtarisht u bënë kampionë të Kosovës.

Prishtina 01, champions

Secila skuadër kishte fituar duelet në shtëpi të vetë dhe për shkak të përparësisë së terrenit vendas, ndeshja vendimtare u luajt në Prishtinë, ku 01-shi nuk gaboi për të ngritur trofeun në fund.

Prishtina 01 kishte përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë me 41 pikë, ndërsa Liqeni ishte i treti në stinorin e rregullt me 31 pikë. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga