Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I BARABARTË!

Dy vazhdime dhe penalltitë, vendosin finalen e parë të playoffit

Foto: FFK

Dy vazhdime dhe penalltitë, vendosin finalen e parë të playoffit


Teksti: FFK

3 June, 2023 @9:43

FC Prishtina 01 iu gëzua fitores në ndeshjen e parë të serisë finale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në futsall, pasi të premten në mbrëmje, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, e mposhti FC Liqenin, pas penalltive 4:3. Përballja e këtyre dy skuadrave solli spektakël të vërtetë dhe lojë tejet interesante. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 5:5, kurse edhe pas dy vazhdimeve nga 5 minuta nuk pati fitues, pasi rezultati ishte baras 7:7.

Liqeni e nisi më mirë takimin duke shënuar tre gola të shpejtë me anë të Shqipron Ibrahimit, Sebastian Camilos dhe Julian Nagles. Megjithatë, Prishtina 01 arriti të kthehet me anë të Shefki Kamerit për 1:3 dhe dy gola të Malush Qerimit për të barazuar në 3:3.

Prishtina-01 vs. Liqeni


Pjesa e dytë nisi përsëri më mirë për mysafirët, të cilët shënuan me anë të Ibrahimit për 3:4, por kryeqytetasit barazuan me Ari Kaqanollin (4:4), teksa Halim Selmanaj i kaloi vendasit në epërsi (5:4). Mirëpo, mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Camilos për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimin e parë prej pesë minutave shënuan Selmanaj i vendasit për 6:5, derisa Dardan Topilla barazoi për 6:6, ndërsa në pesëminutëshin e dytë rrugën e golit e gjetën Yll Mazreku për 7:6, derisa Nalges barazoi për 7:7, duke çuar ndeshjen në penallti, e ku më efikas u treguan lojtarët e Prishtinës 01. Ndeshja e dytë zhvillohet më 6 qershor në Drenas, e ku në rast fitoreje kryeqytetasit do të shpalleshin kampionë. Nëse fitores i gëzohet skuadra nga Drenasi, atëherë ndeshja përcaktuese do të zhvillohet në kryeqytet.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga