TURNEU
Kosova pëson nga Mali i Zi
Teksti: FFK
16 April, 2023 @13:55
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka qenë e pafat në ndeshjen për vendin e tretë në turneun ndërkombëtar “April Cup” në Poreç të Kroacisë. Dardanët kanë pësuar humbje nga Mali i Zi, pas gjuajtjeve të penalltive 8:5, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 4:4.
Golat për Kosovën gjatë kohës së rregullt i shënuan Fejza Kastrati (13′, 32′) dhe Ylli Mazreku (34′, 36′), derisa për malazezët realizuan Janko Bulatoviq (3′), Arnes Loloviq (17′) dhe David Puletiq (36′-pen, 38′-pen).
Në gjuajtjet e penalltive shumë më efikas u treguan malazezët, të cilët kësisoj iu gëzuan fitores dhe vendit të tretë në këtë turne.