AGIM IBRAIMI
Shkëndija bën bujë, rikthen Ibraimin në Tetovë
20 January, 2019 @16:44
Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka arritur që të bind njërin ndër futbollistët më të suksesshëm të Maqedonisë jashtë vendit, Agim Ibraimi që të rikthehet në Tetovë.
Kështu, ekipi kuqezi nga Tetova ka zyrtarizuar dje Agim Ibraimin që luajti gjatë karrierës së tij në Olimpija të Sllovenisë, pastaj Eskishehir të Turqisë, Cagliari të Italisë, Maribor të Sllovenisë, Astana të Kazakistanit dhe së fundi Domzale të Sllovenisë.
Sulmuesi 30 vjeç ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin e Shkëndijës që po kërkon të mbrojë titullin kampion të Maqedonisë.
Ibraimi është shpallë tre herë futbollisti më i mirë i Maqedonisë dhe dy herë lojtari më i mirë i kampionatit elit slloven.