RISI TE GJILANI
Hajdari e Shabani zyrtarizohen te Gjilani
19 January, 2019 @16:29
Dy futbollitë të Llapit janë zyrtarizuar sot te Gjilani.
Fiton Hajdari dhe Kushtrim Shabani janë përforcimet e fundit të ekipit kuqebardhë nga Anamorava, ndërsa ekipi po kërkon ngritje në klasifikim, pas përfundimit të stinorit vjeshtor në pozitë të katërt.
Hajdari është shpallë kampion i Kosovës me Trepçën’89 dy vite më parë, ndërsa 27 vjeçari luan në krah të sulmit.
E Shabani 22 vjeç mesfushor, ka qenë pjesë e Kosovës U21.
Të dy kanë nënshkruar deri në qershor të vitit 2020 me ekipin e Gjilanit që drejtohet aktualisht nga Sadat Pajaziti.