GONZALO HIGUAIN
E duan për derbi ndaj Arsenalit
17 January, 2019 @19:45
Raporti i fundit nga Evening Standard bën të ditur se Chelsea ka arritur marrëveshje me Juventusin për t’ia huazuar sulmuesin e huazuar te Milan, Gonzalo Higuain.
Mirëpo, Chelsea kërkon që të përshpejtojë të gjitha procedurat sot e nesër, ashtu që lojtari të ketë të drejtë loje për përballjen derbi ndaj Arsenalit të shtunën.
Për të arritur këtë, Evening Standard shkruan se Chelsea duhet të bëj gati çdo dokumentacion deri në ora 23:00, të premten më 18 janar 2019.
Higuain raportohet të jetë kthyer para ekipit të Milanit në Milano pas ndeshjes së Superkupës në EBA.
Ndërsa në aeroportin Malpensa ai i ka thënë reporterëve: “Nëse doni probleme, ato nuk i gjeni te unë, shikojini diku tjetër.”
Chelsea është mysafir i Arsenalit në Emirates të shtunën me fillim prej orës 18:30.
Ardhja e Higuainit te Chelsea, pritet të mundësojë largimin e Alvaro Moratës nga skuadra për në La Liga te Atletico Madrid.