SUPERCOPPA 2019
Cristiano Ronaldo vendos, Superkupa te bianconerët
16 January, 2019 @20:26
Superkupën e Italisë e fitoi Juventusi, duke e mposhtur Milanin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Cristiano Ronaldo fenomenal, që qëlloi me kokë portën e rossonerëve, pas një asistimi prej Miralem Pjanicit.
E në momentet kur Milan do të duhej të hidheshte edhe më shumë në sulm, Frank Kessie mori kartonin e kuq [73’] për t’i lënë shokët në punë të vështirë për 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërrimet e Gennaro Gattusos me futjen e Gonzalo Higuainit, Fabio Borinit dhe Andrea Contit prej minutave 71 - 79, nuk sollën ndërrim rezultati deri në fund dhe kështu, Juventus kapi trofeun e parë të vitit në futbollin italian.
Me këtë Juventus bëhet ekipi i parë italian që e arrin shifrën prej 8 Superkupave të fituara.
WHO ELSE ON A BIG NIGHT? WHO ELSE TO OPEN THE SCORING? CRISTIANO RONALDO FOR JUVENTUS!!!!!!! THE BEST IN THE WORLD!!!!!!1pic.twitter.com/HOPamJ8OCR
— Mu. (@TheCristianoGuy) January 16, 2019