ALBAN REXHEPI
Vushtrria prezanton Rexhepin
16 January, 2019 @14:21
Skuadra e Vushtrrisë, që kreu pjesën e parë të stinorit si lider në Ligë të Parë dhe është në rrugë të mirë për t’iu rikthyer Superligës, ka prezantuar sot përforcimin e ri të skuadrës.
Ai është Alban Rexhepi, 23 vjeç. Mesfushori ofanziv i lindur në Gjilan ka bërë karrierë te Gjilani, Laçi, Ferizaji dhe së fundi ka qenë pjesë e Llapit.
Ekipi i Vushtrrisë në njoftimin e publikuar i ka uruar mirëseardhje Albanit në skuadër duke i dëshiruar sukses për tu ngjitur bashkarisht në Superligë.