HARRY KANE
Tottenham konfirmon, mungesë e madhe
16 January, 2019 @9:44
Skuadra e Tottenham Hotspur që është ndjekësja kryesore e dyshes lidere të Premier Ligës si dhe pjesëmarrës në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ka marë goditjen më të madhe të mundshme para pranverës.
Sulmuesi kryesor dhe kapiteni i ekipit, Harry Kane, pas lëndimit që e mori në duel me Manchester Unitedin do të mungojë në stërvitje të ekipit deri në fillim të muajit mars 2019.
Mungesa e Kane-it do të thotë që ai nuk do të jetë në përballjen e kthimit të Kupës së Ligës angleze ndaj Chelseat në Stamford Bridge më 24 janar.
Njëjtë, ndaj Chelseat nuk do të luajë as në Premier Ligë më 27 shkurt.
Do të mungojë në duelet e Tottenham Hotspurit në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit në të tetën e finales.
Shpresa më e madhe e ekipit është që Kane të jetë i gatshëm për fillim të marsit, ku Spursin e presin duelet me Arsenalin (2 mars) dhe ndeshja e kthimit me Dortmundin (5 mars).
Kane është çelësi i Tottenhamit! Sulmuesi 25 vjeçar i Londrës është makineri e golave. Ai në pesë stinorët e fundit ka shënuar mbi 30 gola për ekipin në të gjitha garat.