TRANSFERMARKT
Prishtina më e shtrenjta, Liria më e lira
14 January, 2019 @22:22
Faqja me famë botërore në llogaritjen potenciale të vlerave të futbollistëve në tregun e sotëm futbollistik, Transfermarkt.de ka bërë vlerësimin e përafërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Në total, vlera e futbollistëve të Superligës së Kosovës arrin në 16.7 milionë euro, ndërsa ekipi me futbollistë më të shtrenjtë është Prishtina që në total arrin 2.63 milionë euro.
Pas Prishtinës vjen Trepça’89 me lojtarë në vlerë totale prej 1.95 milionë euro duke vazhduar me Llapin 1.93 milionë euro, Gjilanin 1.8 milionë euro për të përfunduar me Lirinë që arrin shifrën e 650 mijë eurove në total.
Lojtari më i shtrenjtë i Superligës është vlerësuar të jetë Ahmed Januzi me vlerë 400 mijë euro.