NË VUSHTRRI
Kreshnik Nebihu nënshkruan me Vushtrrinë
14 January, 2019 @21:36
Futbollisti 21 vjeçar që së fundi luajti për Trepçën, Kreshnik Nebihu, ka nënshkruar sot marrëveshjen deri në fund të stinorit me ekipin e Vushtrrisë.
Nebihu që ka qenë më parë pjesë e Hajvalisë, Gjilanit dhe Drenicës, do të tentojë që me bashkëlojtarët e tij të ekipit të ri t’ia sigurojë ekipit kthimin në Superligë përgjatë pjesës pranverore të stinorit.
Vushtrria përfundoi pjesën vjeshtore të stinorit si lidere e Ligës së Parë.