POZHARAN

Foto: Vllaznia/fb
3 sot, 3 dje = 6 përforcime te Vllaznia
16 January, 2019 @14:36
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit që në stinorin e kaluar ishte pjesë e Superligës, ndërsa tash është e rrezikuar të bie në Ligë të Dytë ka prezantuar sot tre përforcime në skuadër.
Vllaznia Pozharan në skuadër ka shtuar Kujtim Pantinën (nga Trepça), Rinor Karaxhën (nga Trepça) dhe Bajram Zuqakun (nga Onixi).
Dje, ekipi në fjalë ka prezantuar Ejup Brrutin (nga Kika), Besart Morinën (nga Kika) dhe Bunjamin Ahmetin (nga Gostivari).
Vllaznia ka përfunduar vjeshtën në Ligë të Parë me 8 pikë nga 16 ndeshje, duke shënuar dy fitore e dy barazime, derisa të tjerat kanë qenë humbje.
Vllaznia do të nis pranverën në Ligë të Parë si vendas, në përballje ndaj Istogut.