BALDE KEITA
Mungon deri në fund të muajit
16 January, 2019 @16:02
Lëndimi muskulor i futbollistit të Interit, Balde Keita, do të pengojë atë të paraqitet në tre përballjet e radhës për Interin, ka bërë të ditur Gazzetta.it pak më parë.
Keita do të mungojë në përballjet kampionale që Inter i luan ndaj Sassuolos dhe Torinos, si dhe në ndeshjen çerekfinale ndaj Lazios.