JOSE MOURINHO
Pas shkarkimit, flet për herë të parë
17 January, 2019 @18:29
Trajneri i trofeshëm Jose Mourinho, ka folur për herë të parë me mediat prej se u shkarkua nga detyra në Manchester United.
Mourinho që paraqitej si analist në beIN Sports të Katarit në ndërkohë ka folur edhe për karrierën e tij si trajner/menaxher ku ndër të tjera ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet.
ENDE JAM I RI
“Do të vazhdojë punën. I përkas futbollit të nivelit më të lartë dhe aty do të jem. Jam ende shumë i ri, jam tepër shumë gjatë në futboll,” ka thënë Mourinho.
“Tashmë nuk janë lajm gjërat e mira që ndodhin mes një trajneri dhe lojtari, por lajme janë gjithçka tjetër problematike që ndodh,” ka shtuar ai.
E ndër të tjera ai si zakonisht ka befasuar.
UNITED, SUKSES
“Mund të them si shembull se njëra ndër më të mirat që kam bërë në karrierë është të përfundojë i dyti në Premier Ligë me Manchester Unitedin në 2017/18. Dhe do të vazhdojë të mendoj kështu, pasi që njerëzit nuk e dinë se çka ndodh në prapaskenë. Ndonjëherë, në këtë anë të kamerës, gjërat analizohen ndryshe,” ka thënë ndër të tjera portugezi karizmatik.
BBC ka kuptuar se Mourinho për dy paraqitjet e tij si analist në beIN Sports është paguar afro 150 mijë euro!