FERONIKELI
Kthejnë Konen, arrijnë në Antalya
17 January, 2019 @14:43
Nënkampioni i pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë, Feronikeli, ka zbarkuar sot në Antalya të Turqisë, ku do të nis fazën e dytë përgatitore para pjesës pranverore të stinorit.
Feronikeli dje njoftoi se ka kthyer në radhët e veta edhe lojtarin nga Bregu i Fildishtë, Ben Ahmed Kone, dhe tashmë ekspedita ka arritur në Turqi, ku nën urdhërat e Zekirija Ramadanit do të përgatiten për pjesën finale të kampionatit.