OUSMANE DEMBELE
Kuptohet sa do të mungojë
21 January, 2019 @12:46
Pas lëndimit në ndeshjen e mbrëmshme ku Barcelona fitoi Leganesin 3-1, katalonasit kanë kumtuar sot pas kontrolleve mjekësore se sa do të mungojë francezi Ousmane Dembele.
Minimumi që ai do të mungojë derisa të shërohet është 15 ditë, ndërsa në këto ditë i ka katër ndeshje të sigurta si mungesë, që mund të shkojë deri në pesë, nëse Barcelona arrin kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Sevilla-Barcelona (Copa del Rey), Girona-Barcelona (LaLiga), Barcelona-Sevilla (Copa del Rey), Barcelona-Valencia (LaLiga) dhe gjysmëfinalja e parë e Copa del Rey (nëse kualifikohet Barcelona), janë thënë të jenë ndeshjet ku Dembele nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit.