KF LLAPI
Llapi përforcon krahun e mesfushës
23 January, 2019 @10:41
Liridon Balaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit.
Balaj, 19 vjeçar, te Llapi u transferua nga skuadra e Besës, derisa luan si mesfushor i djathtë dhe pritet të jetë një armë shtesë për skuadrën e Llapit në pranverë. Gjithashtu, lojtari në fjalë është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës.
Pak orë para se në radhët e veta ta prezantonte Liridon Balajn, skuadra e Llapit njoftoi edhe për përforcimin me sulmuesin e majtë Remzifaik Selmani, i cili te skuadra podujevase u huazua nga Shkëndija e Tetovës.
Momentalisht skuadra e Llapit po i zhvillon përgatitjet parasezonale në Durrës, ndërsa përveç dy përforcimeve të lartpërmendura, te Llapi në pranverë bashkë me trajnerin Djengis Rexhepi do t’i shohim edhe Flamur Bajramin, Elvis Prençin, Rron Statovcin, Miran Maksutin, Lorik Aliun, të gjithë të ardhur në këtë afat kalimtar dimëror.