BARCELONA
Valverde lë Messin jashtë, fton Boatengun
23 January, 2019 @11:00
Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde ka publikuar listën e të ftuarve për duelin që ekipi i tij e zhvillon ndaj Sevillës sonte në Ramon Sanchez Pizjuan në kuadër të Copa del Rey.
Befasia më e madhe është mosftesa e Lionel Messit, ndërsa në listë është përforcimi i fundit, Kevin Prince Boateng.
Ky i fundit mund edhe të debutojë për Barcelonën në këtë ndeshje nëse vendos trajneri.
Sonte me fillim në ora 21:30 luhet ndeshja e parë çerekfinale në Sevilla, ndërsa javën tjetër ndeshja e kthimit në Camp Nou.