EMILIANO SALA
Vazhdon kërkimi për aeroplanin që mbante rekord transferin e Cardiffit
23 January, 2019 @12:14
Sulmuesi 28 vjeçar nga Argjentina, që luante për Nantes dhe u bë rekord transfer i Cardiff Cityt, ende mbetet i humbur.
Kërkimet vazhdojnë për aeroplanin me të cilin udhëtonte Emiliano Sala. Sipas raporteve të mediave, Sala i kishte dërguar mesazh me zë familjes së tij duke thënë se është i frikësuar gjatë fluturimit.
“Jam në aeroplan dhe duket se do të rrëzohet,” kanë raportuar mediat argjentinase fjalët e lojtarit.
Shefi i kërkim-shpëtimit ajror në Channel Islandes, John Fitzgerald ka thënë se personalisht nuk ka shpresë.
“Mendoj se edhe njeriu më vital nuk do të mund të mbijetonte në këto ujëra më shumë se disa orë. Në këtë kohë të vitit kushtet janë tepër të rënda nëse je në ujë,” shkruan BBC.
Sala udhëtonte drejt Uellsit pasi që nënshkroi kontratën ditën më parë me ekipin e Cardiffit, që pagoi 15 milionë funta për shërbimet e tij në arkën e ekipit të Nantes.
“Ende po lutemi,” ka thënë kreu i Cardiffit Mehmet Dalman, që ka treguar se po marrin mesazhe përkrahëse të shumta nga e mbarë bota.
Dalman gjithashtu ka konfirmuar se Sala kishte aranzhuar vetë udhëtimit dhe këtë nuk e kishte bërë as ekipi e as vetë ai.
“Nuk do të lejojmë asnjë gur pa lëvizur derisa t’i gjejmë të gjitha faktet,” ka thënë Dalman ndër të tjera për BBC-në.
Janë bërë 15 orë kërkime në Channel Islands që është një ujdhesë mes Francës e Anglisë.
Fluturakja me një motor u çua nga Nantes në 19:15 të hënën dhe ishte në lartësinë 1 mijë e 500 metërshe kur lajmëroi se diçka nuk është në rregull.
Kontakti me kontrollin e trafikut ajror u humb pranë fanarit të Casquetsit.