SULMUESI POLAK ARRIN
Piatek arrin në Milano
23 January, 2019 @16:17
Sulmuesi polak i Genoas, Krysztof Piatek, ka arritur në Milano sot për të kryer testet mjekësore para kalimit te ekipi i Milanit.
Mediat italiane kanë pritur Piatekun para klinikës La Madoninna sot, ndërsa thuhet që polaku do të nënshkruajë me rossonerët deri në qershor të vitit 2023.
Raportet e mediave italiane gjithashtu bëjnë të ditur se Milan do të paguajë 35 milionë euro për 23 vjeçarin që ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje për Genoan.