FUTSALL
Kosova U19 mposhtet nga Suedia
23 January, 2019 @20:16
Pas fitores ndaj San Marinos në ndeshjen e parë dje, Kosova U19 në futsall u mposht sot nga përfaqësuesja e Suedisë.
Ndeshja e sotme përfundoi me rezultat 6-1 në të mirë të suedezëve, ndërsa për të përzgjedhurit e Suad Keçit golashënus i vetëm sot ishte Liridon Lahu.
Përballjen e fundit të grupit kualifikues drejt EURO2019 Kosova e zhvillon të premtën (25 janar) ndaj Qipros me fillim nga ora 16:00.