NESËR PREZANTOHET POLAKU
Piatek rossoner
23 January, 2019 @22:03
Tashmë 23 vjeçari është lojtari polak për të cilin u pagua më së shumti të holla.
Krzysztof Piatek zyrtarisht është lojtar i Milanit për të cilin rossonerët paguan 35 milionë euro. Ai shënoi 19 gola në 21 ndeshje me fanellën e Genoas.
Piatek erdhi verën e kaluar nga Cracovia për 4.5 milionë euro dhe u bë senzacion i stinorit në Serie A.
Sipas raporteve të mediave italiane ai do të përfitojë 2 milionë euro rrogë vjetore.
Zyrtarisht ai do të dalë para mediave të enjten. Rossonerët prisnin që ai ta merrte numrin 9 në fanellë, por ai e zgjodhi 19-shen.