MONACO
Suspendohet
24 January, 2019 @20:57
Trajneri i Monacos, Thierry Henry, është suspenduar sot. Përmes një komunikate për media klubi i Monacos ka bërë të ditur se Henry është suspenduar deri në një vendim për të ardhmen e tij me klubin kuqebardhë nga principata.
Spekulimet kanë nisur menjëherë se klubi dëshiron që ta largojë atë sa më shpejt dhe të sjellë trajnerin që ishte para Henryt aty, Leonardo Jardim.
Franck Passi, asistent i Henrysë do të merr drejtimin e ekipit të Monacos deri në vendimin e radhës.
Monaco është e parafundit në elitën e Francës dhe Henry në 20 ndeshjet që drejtoi ekipin prej tetorit 2018 deri tash ka arritur t’i regjistrojë vetëm 5 fitore.