THIERRY HENRY
Shkarkohet
24 January, 2019 @22:34
Humbja nga ekipi i Ligue 2 Metz në kuadër të Kupës, duket se ishte tepër e rëndë për krerët e Monacos.
Pas suspendimit të lajmëruar disa orë më parë, tashmë Thierry Henry është shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit.
Leonardo Jardim, që ka qenë trajner i Monacos para Henryt, pritet të marë drejtimin e skuadrës, ka kuptuar BBC para pak çastesh.
Monaco vazhdon të jetë në zonën e rënies nga Ligue 1, ndërsa Henry në detyrën e parë të tij si trajner duroi vetëm 3 muaj, duke shënuar 5 fitore në 20 ndeshje në të gjitha garat me ekipin.