COPA AMERICA 2019
Copa America 2019, me dy mysafirë të jashtëzakonshëm
25 January, 2019 @10:34
Është mbajtur shorti për fazën grupore të Copa America 2019, e cila këtë vit mbahet në shtetin e Brazilit.
Si zakonisht, përveç 10 shteteve të Amerikës Jugore, në këtë garë ftohen edhe dy mysafirë të tjerë, të cilët zakonisht kanë qenë Meksika dhe Kosta Rika, mirëpo sivjet gara në fjalë do të ketë mysafirë të jashtëzakonshëm.
Japonia dhe Katari janë shtetet që janë ftuar për të marrë pjesë në këtë garë, e cila fillon më 14 qershor në Brazil.
Në foton e mëposhtme janë paraqitur skuadrat e ndara sipas grupeve pas shortit.