DRITA
Drita prezanton përforcimet, ‘premton’ të tjera
25 January, 2019 @10:41
Gjatë ditës së djeshme, Drita ka prezantuar përforcimet e ardhura gjatë afatit kalimtar dimëror.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka prezantuar Denis Halitin, mbrojtësin e majtë, që te gjilanasit është rikthyer nga huazimi, Festim Krasiqin, sulmuesi i krahut i ardhur nga Besa e Pejës, Përparim Osmanin, mbrojtës i djathtë i huazuar nga Prishtina, Klajdi Burbën, sulmues shqiptar që vjen nga Norvegjia, si dhe Sedat Berishën, qendërmbrojtës i ardhur nga skuadra e Tiranës.
Përveç përforcimeve të lartpërmendura, në njoftimin e saj në Facebook Drita shkruan që merkato e saj nuk është mbyllur, pra do të ketë edhe ardhje të tjera.