JOHN TERRY
22 vjet me Chelsean
18 May, 2016 @12:40
Chelsea ka bërë të ditur pak më parë se kapiteni shumëvjeçar i ekipit, John Terry, ka vazhduar kontratën edhe për një stinor.
“Jam i lumtur që nënshkrova kontratë të re me klubin. Çdokush e di se unë jam më se i dhënë ndaj Chelseat. Mezi pres fillimin e stinorit të ri nën drejtimin e trajnerit të ri, për ta kryer atë me sukses,” ka thënë Terry pas nënshkrimit sot njofton chelseafc.com.
Me këtë marrëveshje, Terry (35 vjeç) do të jetë për të 22-tin vit me radhë lojtar i Chelseat, prej se u kyq aty në moshën 14 vjeçare.