DISCIPLINORJA
Gjobë për Skënderbeun e Partizanin
18 May, 2016 @10:21
Komisioni Disciplinor i FSHF-së pas duelit të fundit derbi ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit, ka shqiptuar masat ndëshkuese për ekipet në fjalë, pasi që tifozët e skuadrave shkaktuan ‘telashe’ në ndeshjen që e fitoi Partizani 0-1 si mysafir.
Kështu, Skënderbeu është gjobitur me 350 euro për shkak të “sjelljes së gabuar të tifozërisë” sipas nenit 66/1 të KD-së.
Ndërsa Partizani për shkak të “sjelljes së gabuar të tifozërisë” duhet t’ia paguajë Skënderbeut të gjitha ulëset e dëmtuara nga tifozët e saj gjatë ndeshjes.
Kampionati shqiptar pritet të marrë fund sot, ndërsa Skënderbeu është shumë afër titullit, derisa luan në Vlorë ndaj Flamurtarit, e Partizani pret Teutën në Tiranë.