TRAJNERI I PRISHTINËS
Me angazhim në finale
18 May, 2016 @9:29
Trajneri i Prishtinës, Fadil Berisha, beson se ekipi i tij do të arrijë finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Duke folë për faqen zyrtare të ekipit, ai ka thënë se pas 4 ndeshjeve me Llapin këtë stinor, tashmë nuk ka dilema për cilësinë e rivalit.
“Skuadrën e Llapit e njohim, sepse tani më jemi ndeshur në katër ndeshje. I dimë cilësitë e tyre dhe e dimë, me gjithë rezultatin tonë të favorshëm, se janë skuadër e papërshtatshme dhe për këtë ne duhet të angazhohemi maksimalisht, të zhvillojmë lojë të pëlqyeshme për publikun dhe të arrijmë objektivin tonë, finalen”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Fadil Berisha për prishtinafc.com.
Prishtina ka epërsi 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës, ndërsa sot zhvillon ndeshjen e kthimit me fillim në ora 15e30 në Merdare, ku përfundimisht përcaktohet se cili ekip do të arrijë finalen e Kupës.