UNAI EMERY
Kur të vjen rasti, duhet ta përdorësh
18 May, 2016 @9:43
Trajneri i Sevillës, Unai Emery, e din mirë si fitoi Europa Liga. Ekipi i tij është fitues në dy herat e fundit të kësaj gare dhe si mbrojtës i trofeut futet edhe sonte në lojë.
“Sa herë që futbolli ta jep rastin, duhet ta shfrytëzosh atë. Atë që kemi arritur në vitet e shkuara është shumë mirë, por nuk duhet ndalur asnjëherë. Duhet ta përjetosh përsëri,” ka thënë Emery para ndeshjes së sotme.
Sevilla, që fitoi trofeun në dy vitet e fundit, sonte luan me Liverpoolin në finale të Europa Ligës në Basel, me fillim prej orës 20e45.