EURO2016
Gera mposht Shaqirin për golin më të bukur
13 July, 2016 @16:08
Në garën për golin më të bukur të kampionatit evropian që u mbyll para pak ditësh, nga votimet e fansave fitues doli hungarezi Zoltan Gera me golin e shënuar ndaj Portugalisë.
Hungarezi në garë për këtë çmim e mposhti edhe Xherdan Shaqirin, i cili kishte shënuar një super gol në ndeshjen ndaj Polonisë. Përveç Shaqirit, goli i Geras në votime mposhti edhe golat e Cristiano Ronaldos, Hal Robson-Kanus e Ederit.