PRIZREN
Gjeraj mbetet në Prizren
13 July, 2016 @9:20
Përkundër lajmërimit në disa media se Robert Gjeraj nuk do të jetë pjesë e Lirisë për stinorin 2016/17, para pak minutash ekipi prizrenas ka bërë të ditur se ai ka nënshkruar marrëveshjen e re me klubin.
Robert Gjeraj mbetet lojtar i Lirisë.
“U morrëm vesh përsëri. Jam i lumtur për marrëveshjen e arritur. Shpresoj të jap maksimumin për klubin,” ka thënë Gjeraj për faqen zyrtare të ekipit bardhezi nga Prizreni.
Gjeraj, që deri tash ka bërë stërvitje vetanake jashtë ekipit, pasi që nuk ishte pjesë e skuadrës, prej sot do t’i bashkohet ekipit për punë nën urdhërat e trajnerit prishtinas të Lirisë, Ramiz Krasniqi.