EURO 2024
Gjermania dhe Turqia, në fazën e fundit
27 July, 2018 @10:00
Tashmë kur kanë mbetur edhe dy muaj deri në vendimin përfundimtar, Gjermania dhe Turqia janë kandidatet e vetme për organizimin e EURO 2024.
UEFA vendimin do ta shpallë më 27 shtator 2018, në muajin kur fillojnë ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Gjermania herën e fundit ka organizuar europianin në vitin 1988. Ndërsa Turqia kurrë nuk ka fituar ndonjë organizim të madh të këtij lloji në futboll.
Gjermania me moton “Në zemër të Europës” ka nisur kampanjën, ndërsa ka aplikuar me këto qytete: Berlin, Keln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelzenkirhen, Hamburg, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart.
Në anën tjetër, turqit kanë aplikuar me këto qytete për europianin 2024: Stamboll, Ankara, Antalja, Bursa, Eskishehir, Gaziantep, Koxhaeli, Konja dhe Trabzon.