TATIMET
Ronaldo paguan dënimin, shpëton nga burgu
22 July, 2018 @15:33
Cristiano Ronaldo ka paguar 13.5 milionë euro tatime, shkruan Cadena Cope. Ylli portugez në total ka paguar 18.8 milionë euro, duke llogaritur këtu edhe shërbimet, vonesat, etj.
Për shkak se kjo ka qenë hera e parë që u dënua, Cristiano Ronaldos i është pranuar që të lirohet nga burgimi, pasi që kishte edhe 2 vjet dënim për këtë.
Ronaldo u akuzua për ikje nga tatimi nga shteti spanjoll përgjatë viteve 2011 - 2014.
Cristiano Ronaldo i kaloi nëntë vjet si lojtar i Real Madridit në Spanjë, ndërsa këtë verë kaloi në Juventus.