SKIFTERAT
Vilfor Hysa, prej Malte te Gjilani
20 July, 2018 @21:36
Sulmuesi i shumë skuadrave shqiptare, Vilfor Hysa, ka lënë ekipin maltez Lija Athletic për tu bërë pjesë e Gjilanit.
Gjilani ka zyrtarizuar sot lojtarin e ri të skuadrës me të cilin shpreson të rris kuotën e golave të shënuara për ndeshje në stinorin që vjen, ndërsa sulmuesi 28 vjeç stinorin e kaluar ka luajtur në elitë të futbollit të Maltës.
Hysa, që dikur ka qenë shpresë e madhe e futbollit shqiptar, duke qenë pjesë e kombëtares U21, ka luajtur për Teutën 2 stinorë, pastaj për Laçin dy stinorë, Flamurtarin, Vllazninë, Kastriotin 2 stinorë, Kukësin 2 stinorë, Kamzën në 2016/17, para se të kalojë në Maltë.
Stinori më i mirë i tij ka qenë ai i vitit 2010/11, kur për Laçin shënoi 13 herë në Kategorinë Superiore, ndërsa pas kësaj ka shënuar 10 gola në Kategorinë e Parë duke qenë pjesë e Kastriotit.