PRISHTINA - FOLA ESCH
Përkundër super Bekajt, Prishtina eliminohet
19 July, 2018 @21:41
Ka qenë portieri i Prishtinës dhe i reprezentacinoit U21 të Kosovës, Visar Bekaj, që ka mbrojtur tre penallti, por bashkëlojtarët e tij nuk kanë shfrytëzuar këtë epërsi dhe në fund, bardhekaltërit janë eliminuar nga garat evropiane.
Fola Esch e Luksemburgut ka shënuar fitore 3-4 me penallti, pas 7 serive të penalltive derisa portierët e të dyja skuadrave kanë shkëlqyer aty.
Gjatë kohës së rregullt, ndeshja përfundoi 0-0, sikurse që kishte përfunduar edhe në ndeshjen e parë në Luksemburg.
E pas vazhdimeve, golat nuk erdhën përsëri, derisa në penallti më të saktë ishin mysafirët, të cilët në xhiron e radhës do të ndeshen me Genkun belg.
Prishtina kështu, pas kalimit të raundit preliminar të Europa Ligës është eliminuar në raundin e parë kualifikues të kësaj gare dhe me këtë përshëndetet nga garat evropiane për këtë stinor.