EMIN BAJRAMI
Pas një dekade lë Hajvalinë
18 July, 2018 @23:57
Trajneri i deritashëm i Hajvalisë, Emin Bajrami, duke falenderuar ekipin e tij me të cilin punoi për dhjetë vitet e kaluara, herë si trajner i parë, herë si ndihmës, ka bërë të ditur se është bërë trajner i ri i Bashkimit të Koretinit në Ligë të Parë.
Bajrami ka premtuar disiplinë dhe sukses për ekipin e tij të ri, që do të synojë për herë të parë në histori të klubit Superligën.
Bashkimi i Koretinit debutoi stinorin e kaluar në Ligë të Parë të Kosovës duke e përfunduar atë në pozitë të shtatë të klasifikimit me 40 pikë nga 30 ndeshje, prej të cilave shënoi 11 fitore.
Në anën tjetër, Hajvalia, që vetëm tre vite më parë ka qenë nënkampione e Kosovës, tashmë ka humbur statusin e ekipit të Ligës së Parë, duke rënë në të dytën.