DREJT LARGIMIT?
Kapiteni i Milanit në shitje
18 July, 2018 @23:52
Raportet nga mediat italiane thonë se Milan është i gatshëm ta shesë futbollistin Leonardo Bonucci, që erdhi me plotë bujë stinorin e kaluar nga Juventus.
Menaxheri i lojtarit, Alessandro Lucci, thuhet të ketë mbajtur takim me ekipin e Paris St Germainit, ndërsa rossonerët janë të gatshëm ta lirojnë lojtarin për 40 milionë euro.
Calciomercato ka shkruar se Milan është duke e konsideruar këtë lëvizje për shkak të nevojës për para, ashtu që të kenë mundësi për të bërë transfere tjera.
Bonucci ishte kapiten i Milanit në stinorin e kaluar, ndërsa ekipi është dënuar aktualisht nga UEFA për të mos marrë pjesë në garat evropiane stinorin që vjen.
Milan është ankuar në CAS dhe shpejt pritet të kuptohet vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e rossonerëve në Europa Ligë këtë stinor.