NEROAZZURI
Inter mposhtet dhe humb Nainggolanin
18 July, 2018 @23:46
Skuadra e Interit nuk ka kaluar mirë në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj ekipit zviceran, Sion.
Përveç disfatës 2-0, Inter ka humbur edhe mesfushorin e transferuar këtë verë nga Roma, Radja Nainggolan, i cili lëndoi muskulin dhe u desht të lëshojë fushën pas vetëm 24 minutave lojë.
Brenda ditëve në vijim do të kuptohet serioziteti i lëndimit të Radjës, ndërsa ekipi i Interit që u paraqit ndaj Sionit ishte ky: Padelli; Dalbert (D’Ambrosio 46), De Vrij (Ranocchia 46), Skriniar (Zappa 75), Asamoah; Gagliardini (Roric 69), Borja Valero (Salcedo 61); Politano (Candreva 46), Nainggolan (Emmers 69), Karamoh; Lautaro (Icardi 61).