ME POROSI
Fanella e personalizuar e Kosovës, mbi 110€
19 July, 2018 @14:33
Kompania që ka marrë të drejtën për prodhimin e fanellave të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Fourteen, ka hedhur sot në para-porosi online ato.
Çmimi për një fanellë të Kosovës është 77.43 euro dhe me te vjen si dhuratë një top futbolli me logon e re të FFK-së.
Përndryshe, nëse doni ta personalizoni atë, me numër e emër, si dhe ta porosisni deri te dera e shtëpisë suaj, atëherë çmimi do të arrijë në 111.84 euro, ose 129.90 franga zvicerane.
Dërgesat për fanellën e Kosovës do të fillojnë më 20 gusht 2018, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Fourteen.
Fanella e Kosovës ka tre lloje: të verdhë, të kaltër dhe të zezë.