SULMUESI I KOSOVËS U21
Daku në Osijek
19 July, 2018 @23:48
Njëri ndër sulmuesit më të mirë të Superligës në stinorin e kaluar, Mirlind Daku, është bërë pjesë e Osijekut, ka shkruar ekipi i tij i deritashëm Llapi.
Daku, që përfundoi stinorin e kaluar me 17 gola të shënuara në Superligë, është pjesë e pandashme e reprezentacionit U21 të Kosovës dhe tashmë pritet të nis aventurën e re të tij në elitën e futbollit kroat.
Osijek ndërkaq në faqen zyrtare të ekipit ende nuk ka zyrtarizuar futbollistin në fjalë, derisa ekipi sonte ka siguruar fazën e dytë kualifikuese të Europa Ligës, duke e eliminuar Petrocubin e Molldavisë me fitore 2-1. Ndeshja e kaluar kishte përfunduar 1-1.