KAPITENI I KOSOVËS
Samir Ujkani në elitën turke
20 July, 2018 @14:18
Gardiani i Kosovës, Samir Ujkani do të vazhdojë karrierën në Superligën turke.
Sot, Ujkani ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin e porsa promovuar në Superligën turke, Çaykur Rizespor.
Në Rize, Ujkani bashkohet me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kishte ardhur një sezon më herët nga Gençlerbirligi.
Sezonin e fundit, Samir Ujkani ishte pjesë e Cremoneses në Serie B, ku në 39 ndeshje kishte pësuar 41 gola, derisa në dhjetë ndeshje kishte pasur rrjetën e paprekur.