UEFA SQARON
Dy skuadra kosovare në gara europiane
18 May, 2016 @14:01
Në mbledhjen e sotme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka bërë të ditur se dy ekipe kosovare do të marrin pjesë në garat europiane stinorin që vjen.
“Kampioni i vendit dhe fituesi i Kupës mund të pranohen në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, respektivisht Europa Ligës, nëse përmbushin kriteret për licencim sipas nenit 15 të Rregullores për klube,” ka bërë të ditur UEFA sot përmes një komunikate.
Pra, me këtë nënkuptohet që Ferronikeli si kampion e ka të sigurt pjesëmarrjen në gara europiane.
Ndërsa pjesëmarrësi tjetër do të përcaktohet pas ndeshjeve kthyese gjysmëfinale Llapi-Prishtin (0-3 ndeshja e parë) dhe Drita-Trepça’89 (0-1 ndeshja e parë), kurse finalja e Kupës së Kosovës pritet të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm.