DISCIPLINORJA
Drita gjobitet nga KD
18 May, 2016 @13:45
Komisioni Disciplinor i FFK-së ka gjobitur Dritën me 800 euro për shkak të lëshimeve në organizmin e ndeshjes së xhiros XXXI ndaj Trepçës’89 në Gjilan, ku është shkruar se lojtarët mysafir janë sulmuar pas përfundimtit të takimit nga një grup i tifozëve nikoqir, bazuar në raportet shtesë dhe deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes, njofton faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.